Humbje e madhe në botën e artit, ndërron jetë regjisori dhe aktori i mirënjohur Rikard Ljarja.
Rikard Ljarja ndërroi jetë në moshën 77 vjecare në shtëpinë e tij në Tiranë. Artisti i njohur i filmit vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Familja njofton miqtë dhe dashamirësit se ceremonia për shkak të situatës do të jetë e ngushtë.
Lamtumira e fundit do i jepet në qytetin e Shkodrës sipas amanetit të tij.
Familja falenderon stafin mjekësor që u përkujdes për një kohë të gjatë. /albeu.com/