Tifozët në Gjermani e urrejnë presidentin e Hoffenheim për këtë arsye

Fundjavën e kaluar, Bundesliga u dëmtua nga protestat kundër miliarderit gjerman, për të cilin tifozët besojnë se është një shembull i komercializimit në futboll.

Protestat në Bundesliga nuk janë asgjë e re, me tifozët që luftojnë rregullisht “kundër futbollit modern”, duke shprehur mendimet e tyre përmes banderolave, këngëve dhe mjeteve të tjera.

Dietmar Hopp është një sipërmarrës gjerman shumë i suksesshëm. Pas diplomimit në universitet si një inxhinier i certifikuar, Hopp punoi për disa vjet si zhvillues i programeve kompjuterike dhe konsulent i sistemit në kompaninë “IBM”.

Në vitin 1972, ai dhe katër bashkëpunëtorë të tjerë vendosën të largoheshin nga “IBM”, duke themeluar kompaninë e softuerëve “SAP”, ku Hopp shërbeu si kryetar për një dekadë (1988-1998). “SAP” përfundimisht arriti të bëhej grupi i tretë më i madh në botë pas kompanive “Microsoft” dhe “Oracle”.

Në vitin 1995, ai themeloi fondacionin “Dietmar Hopp”, i cili ka bërë rreth 600 milionë euro në dhurime bamirësie, kryesisht në fushat e sportit, mjekësisë, arsimit dhe shërbimeve sociale. Aktivitetet e fondacionit janë përqendruar në rajonin Kraichgau në Gjermaninë Jug-perëndimore, ku lindi Hopp dhe banon gjithashtu.


Shtuar 5.03.2020 14:25