Alarmohen turistët, peshkarexha shkrumbohet nga flakët në Drimadhes (VIDEO)

Një incident ka ndodhur në Drimadhes duke alarmuar pushuesit. Një peshkarexhë është përfshirë nga flakët mes detit, pasi ka pësuar defekt.

Para incidentit Roja Bregdetare e ka pikasur peshkarexhën në fjalë dhe i ka kërkuar të largohet, por ka pësuar defekt duke shpërthyer në flakë.

E përfshirë nga flakët, peshkarexha as nuk ka munduar t’i shuajnë flakët e as nuk kanë munduar t’a tërheqin, duke dhuruar momente paniku për turistët të cilët i janë drejtuar plazhit për momente relaksi dhe pushimi. /albeu.com/


Shtuar 28.07.2020 14:51