ALARMANTE! 366 numri i viktimave në Itali nga koronavirusi, 133 raste në 24 orë

Me 133 të vdekur në një ditë, Italia ka kapur numrin e 366 viktimave dhe të bëhet vendi i dytë në botë në vdekje nga koronavirus pas Kinës.

Ndryshe nga Italia, Kina po dëshmon se numri i të infektuarve dhe viktimave po bie duke shënuar vetëm 22 vdekje në ditë.

Nga ana tjetër, kryeministri italian Conte u shpreh: “Do ketë dënim për ata që shkelin zonën e kuqe”.

Deri ditën e djeshme në Itali shënoheshin 267 të vdekur në zonën e Lombardisë.


Shtuar 9.03.2020 17:16