Aksioni i madh penalizon edhe qytetarët e pafajshëm, policia nuk u kthen më celularët

Policia e Shtetit ka zhvilluar aksione në disa qarqe të vendit për të ndëshkuar organizuesit e lojrave të fatit, të cilat janë të ndaluara me ligj në Shqipëri.

Ky aksion ka sjellë një numër rekord ndalimesh dhe sekuestrimesh, dhe nuk ka kursyer as individët e thjeshtë.

Në qytetin e Shkodrës, raportohet se një numri të konsiderueshëm personash, gjatë aksionit në fjalë, nëpër lokale, u janë marrë dhe sekuestruar aparatet celulare pa patur asnjë lidhje me biznesin e paligjshëm në fjalë, madje pa qenë fare lojtarë të lojërave të fatit.

Kthimi i aparateve celularë mund të bëhet vetëm me urdhër dhe vendim të prokurorisë, e megjithatë edhe kanë kaluar gati 48 orë nga aksioni në fjalë, askush nuk jep përgjigje për këta persona “të pafat” që ishin në vendin dhe në vendin e gabuar, jo për faj të tyre.


Shtuar 22.02.2020 17:45