Aksidentohet Princ Leka, përfundon në spital (FOTO LAJM)

Princ Leka është trashëgimtari i fronit mbretëror të Shqipërisë.

Princi Leka Zogu raportohet se ka pësuar një aksident.

Ai ka pësuar thyerje të krahut dhe për pasojë ka përfunduar mbrëmjen e sotme, në spitalin e Traumës, në Tiranë.

Princ Leka është aksidentuar lehtë në rrethana të paqarta, duke dëmtuar edhe krahun.

Pasi i është drejtuar spitalit, Princi Leka mori ndihmën e parë.

Në foton e bërë publike nga stafi i spitalit dhe mjekët, duket qartë se pas ndihmës mjekësore, gjendja e Princit është stabilizuar.


Shtuar 9.01.2020 22:29