Aksidentohet 8 vjeçari në Tiranë, policia kap autorin

Një aksident ka ndodhur në orët e vona të natës së sotme në Tiranë.

Një djalë i vogël ka mbetur i plagosur pak minuta më parë në Tiranë pasi teksa lëvizte me biçikletë u përplas me një motor.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:10, tek 21 Dhjetori, kur mjeti motorr me drejtues shtetasin SH.K., është përplasur me biçiklistin e mitur A.H., 8 vjeç.

Fëmija u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i motorrit ndodhet në vendngjarje.


Shtuar 6.08.2020 20:59