Aksidenti në Sarandë, ndërron jetë pas 7 ditësh në koma infermierja

Ka ndërruar jetë infermierja Adelina Rizvani, e plagosur rëndë nga aksidenti i rreth një jave më parë ku u përfshi ambulanca me të cilën ajo udhëtonte.

Ambulanca ishte duke udhëtuar kundravajtje dhe me shpejtësi duke shkuar për të marë një të sëmurë, kur u përplas në kryqëzim me një automjet “BMW”.

58-vjeçarja mbeti e plagosur rëndë nga aksidenti dhe u dërgua drejt spitalit të Traumës në Tiranë.


Shtuar 28.09.2020 17:54