Aksidenti në Levan-Tepelenë, katër të plagosur nisen me urgjencë drejt spitalit

Policia ka dhënë informacion zyrtar mbi aksidentin e ditës së sotme, në aksin Levan-Tepelenë, në zonën e Kafarajt.

Sipas burimeve zyrtare, janë përplasur mjetet tip “Kamionçinë” me drejtues shtetasin A. J., 55 vjeç, banues në Vlorë me mjetin tip “Reno” me drejtues shtetasin Z. B., 57 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë, shtetasit Sh. G., 58 vjeç, banues në Tiranë dhe A. J., 49 vjeçe.

Të katër të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.


Shtuar 19.07.2020 14:22