Aksident në Tiranë, përplaset i moshuari teksa drejtonte biçikletën

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet, ku një makinë ka përplasur një 87 vjeçar i cili po kalonte te vijat e bardha me biçikletë,

I moshuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.05.2020, rreth orës 07:27, në rrugën “Bardhyl” në kryqëzim me rrugën ‘Hoxha Tasim”, mjeti me drejtues shtetasin B.Ll., ka aksidentuar tek vijat e bardha biçiklistin F.Rr., 87 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 22.05.2020 06:27