Rihapja e kopshteve dhe çerdheve në 1 qershor, rregullat strikte që duhen përmbushur

Pas mbylljes për më shumë se dy muaj me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit, në datë 1 qershor pritet të bëhet hapja e kopshteve dhe çerdheve.

Hapja e tyre do të bëhet në bazë të rregullave strikte.

Fëmijët nuk lejohet që t’i cojnë gjyshërit, por vetëm njëri nga prindërit, i cili duhet që të qëndrojë jashtë ambienteve, nuk lejohet që të futet brenda, shkruan Repport tv. Fëmijën e merr edukatorja. Në momentin e hyrjes dhe daljes fëmijët pastrojnë duart.

Dalja në oborr nuk lejohet, po ashtu edhe bashkimi me grupet e tjera. Cdo grup ka një edukatore dhe nuk lejohet që të ndërrohet. Lodrat e fëmijëve do të dezinfektohen. Ndërrimi i fëmijëve do të bëhet me doreza.

Rregullat per kopshtet dhe çerdhet

-Kopshtet dhe çerdhet do të hartojnë një grafik për sjelljen e marrjen e fëmijëve në këto institucione. Prindërit duhet ta respektojnë me përpikmëri.

-Në hyrje e në dalje të institucionit do të vendoset një higjienizues për duart në trajtë solucioni me përmbajtje aktive të alkoolit 60%. Ai duhet të jetë gjatë gjithë kohës i pranishëm në mënyrë që fëmijët të pastrojnë duart kur të vijnë dhe kur të ikin.

-Fëmija do të shoqërohet nga një prind i cili do të qëndrojë jashtë ambienteve të institucionit dhe pret në distancë 1/5 metra nga prindërit e tjerë për ta dorëzuar fëmijën tek personeli i çerdhes.

-Rekomandohet që fëmija të shoqërohet nga prindi jo gjyshërit.

-Fëmija do të pritet dhe shoqërohet nga një edukatore e cila e merr fëmijën në hyrje të kopshtit.

– Cdo ditë fëmijës do i matet temperature me termometër digjital

-Dera e institucionit qëndron e mbyllur kur fëmijët janë brenda ndersa dritaret hapur per ajrosje.

-Nëse fëmija shfaq temperaturë njoftohet prindi për ta marrë menjëherë.

-Fëmijët e një grupi do të qëndrojnë në të njëjtën sallë cdo ditë dhe me të njëjtën edukatore.

-Rekomandohet të mos kryhet asnjë aktivitet jashtë ambienteve të kopshtit.

– Fëmija do të qëndrojnë në distancë nga njëri tjetri (psh rreth një tavoline me 10 karrige të ulen 5 fëmije)

-Të kryhet dezinfektimi i cdo dhome cdo ditë.

-Pas largimit të fëmijëve të kryhet pastrimi i sipërfaqeve dhe orendive me lëndë dezinfektuese

-Lodra të cilat nuk mund të dezinfektohen nuk duhet të përdoren.

-Rekomandohet mos të organizohen festa ditëlindjesh

-Te vendosen postera informuese.

-Te kete uje te rrjedhshem, sapun të lëngshëm, letra për fshirjen e duarve.

-Sanitaret te kene gjithe kohes maska dhe doreza e

-Personeli që përgatit ushqimin duhet të mbajë gjithmonë maskë.

-Drejtuesi duhet të pajisi stafin me maska doreza solucione dezifektuese.

-Nese stafi ka probleme shëndetësorë do njoftohet njësia vendore e kujdesit shëndetësor.


Shtuar 22.05.2020 06:24