Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Librazhd, ku një automjet me targa AA518BC ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përfunduar në përroin e Shesë.
Si pasojë e aaksidentit, tre të rij kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Librazhdit. Fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Në xhamin e makinës ishte edhe një leter ku shënonte “Shofer i ri”, ç’ka duket se është një tjetër arsye e këtij aksidenti.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.