Aeroporti i Rinasit konfirmon edhe tre fluturime për nesër

Tirana International Airport (TIA) ka publikuar fluturimet që janë konfirmuar për ditën e nesërme, 20 qershor 2020.

TIA konfirmon se fluturimet e konfirmuara vajtje-ardhje për ditën e nesërme janë: në Vjenë, në Romë dhe në Frankfurt. ⠀⠀

Gjithashtu TIA i sugjeron udhëtarët që para se të vijnë në aeroport të komunikojnë me kompanitë përkatëse dhe që të respektojnë protokollet e higjenës.

Njoftimi i TIA:

Fluturimet e konfirmuara 20.06.2020⠀⠀
⠀⠀
Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara vajtje-ardhje për ditën e nesërme janë:⠀⠀
⠀⠀
✈Wizz Air – Tiranë – Vjenë dhe kthim⠀
✈Air Albania – Tiranë – Rome dhe kthim (Riatdhesim)⠀
✈Air Albania – Tiranë – Frankfurt dhe kthim (Riatdhesim)⠀
⠀⠀
Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi. Atyre që udhëtojnë, të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme.⠀⠀
⠀⠀
Ndërkohë, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet EU.⠀⠀
⠀⠀
Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU.⠀⠀
⠀⠀
Situata ndryshon me orë, ndaj ju lutemi dhe për pak durim. Çdo njoftim të shtetit shqiptar në lidhje me çdo fluturim, do t’jua përcjellim menjëherë në faqet tona zyrtare.⠀⠀
⠀⠀
Ju faleminderit për bashkëpunimin!⠀⠀
⠀⠀
Tirana International Airport⠀⠀


Shtuar 19.06.2020 17:57