Abuzimi seksual në Babrru merr përmasa tragjike, një tjetër e mitur: Dy vajza më dhanë drogë

“Jam abuzuar në moshën 15-vjeçare, dmth para dy vitesh. Kemi konsumuar lëndë narkotike. Gjithçka ka nisur nga rrethi i shkollës…”

Shkolla në Babrru duket se ishte kthyer në makthin e të miturave, të cilat abuzoheshin sa nga roja i shkollës, sa nga persona të tjerë. Pas skandalit me 15-vjeçaren, e cila u abuzua për vite me radhë nga roja Abas Doga dhe tre të rinj, në dritë po dalin të tjera skandale dhe abuzime me të mitura.

Pre e abuzimit seksual ka rënë edhe shoqja e ngushtë e 15-vjeçares, e cila rrëfeu për emisionin “Me Zemër të Hapur”, në Neës24, tmerrin e përjetuar, dhe si ka nisur gjithçka në shkollë.

Ajo tha se kishte dëshirë muzikën dhe disa dy vajza të rritura i kishin shkuar te shkolla dhe i kishin ofruar vegla muzikore, duke e gënjyer se do ta ndihmonin.

Këto vajza që vinin në shkollë, vinin brenda ambienteve të shkollës?

Jo, jashtë, dhe nuk i kam parë të flisnin me Abas Dogën.

Si iu besove?

Sepse më treguan pajisje muzikore. Si fillim takoja vetëm ato të dyja.

Çfarë bisedash bënit?

Më shumë rreth muzikës, jo ndonjë muhabet të madh. Vetëm rreth muzikës dhe mjeteve muzikore që më sillnin.

Si t’u dha lënda narkotike?

Pasi u largova nga shtëpia, pata një debat të vogël në familje, ika dhe takova këto dy vajza. Ato do të iknin në një vend për qejf, jashtë Tiranës, dhe jam nisur me to. Pastaj, kur shkuam atje, na çuan në një shtëpi, që e kishin të tyren më duket. Më pas, filluan të më blinin rroba, të më mbanin mirë. Kisha tre ditë, që nuk kisha kontakt me familjarët. Pas tre ditësh më merr mami në telefon dhe më gënjen, si nënë që ishte, dhe më thotë të kthehesa se do të bënte operacion dhe ndoshta nuk kishte shpëtim. Dola nga dritarja dhe u nisa, pa vetëdijen e vajzave.

Çfarë do të ndodhte, nëse iu thoje se do largohesh?
Nuk e di çfarë do të ndodhte, por ika nga dritarja. Nuk shkova në shtëpi, ika drejt në komisariat, sepse mamaja kishte bërë denoncim se isha larguar. Kjo ndodhi në janar të 2018.

I ke zbuluar emrat e dy vajzave?

I dhashë emrat, por u mbyll dosja, sepse vajzat nuk u gjetën. Ndoshta emrat që më kanë dhënë kanë qenë të rremë.

Ato vajza mund të jenë të lira?

Po, se nuk janë gjetur.

Janë të njohura këto vajza?
Jo, nuk merreshin me muzikë. Nuk janë të njohura fare.

Ka pasur vajza të tjera, që këto i kanë njohur?
S’e di, nuk kam informacion.

Pas denoncimit i rikontaktove?

Vëllai donte që t’i takonte, por unë jo.

Kur u abuzove?

Pasi jam larguar sërish nga shtëpia, jam nisur drejt Durrësit dhe kam njohur dy vajza të tjera, 17 dhe 15 vjeçe. Aty jetonim në shtëpinë e 17-vjeçares, e cila shfrytëzonte edhe motrën e saj, si mua. Edhe mamanë nuk e pyeste shumë, ndërsa motrën e saj e fejoi, sot ka një fëmijë, është 17 vjeçe. Në këtë kohë, edhe unë jam abuzuar seksualisht.

Merrte para?

Jo asnjë lloj paraje. Ajo punonte në një muzikë nate. Pasi na jepte lëndë narkotike, nuk dinim pastaj asgjë çfarë ndodhte me ne.

Sa kohë ke që ke dalë nga rehabilitimi?

Kam dalë në korrik të 2019. Kam shkuar më 28 maj të 2018.

Pse dole?

Tani ndihem në rregull, e rehabilituar, kam marrë shërbime shumë të mira. Jam shumë e qetë.

Ke menduar çfarë do të bësh me jetën tënde?

Kam mbaruar një kurs profesional për kuzhinë te qendrat ku isha, e kam bërë me shumë dëshirë. Sot jam minorene dhe nuk ka punë, por do të pres edhe ca për të filluar punë.

Ke menduar t’i rikthehesh shkollës?

Po, kam menduar, por me pak frikë, me atë bullizmin si më parë.


Shtuar 5.06.2020 14:30