“A e di ai se çfarë po bën?”, këshilltari britanik nxjerr SMS-të e Ramës kundër Johnson

Alastair Campbell, ish-zëdhënësi dhe këshilltari historik i Tony Blair i cili njihet për miqësinë e tij me Kryeministrin Rama, ka zbuluar një bisedë të fundit me të.

Gjatë një interviste në BBC Radio ku po kritikonte kryeministrin Boris Johnson për masat e marra ndaj pandemisë Covid-19., Campbell tha se kishte marrë një SMS nga Kryeministri i Shqipërisë që vinte në dyshim qasjen e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për krizën COVID-19.

“Unë kam komunikuar sot me një mikun tim, Kryeministrin e Shqipërisë, që më dërguar mesazhe ku shkruante “Çfarë po ndodh aty? A e di ai se çfarë po bën?”– tha Campbell.


Shtuar 7.05.2020 07:11