90 minuta takim me Yuri Kim, Murrizi bën komentin epik: Nuk e mora vesh çfarë më kërkoi

“Nuk e mora vesh cfarë kërkoi, nuk i lamë hapësirë kërkesave të saj…”

Deputeti Murrizi ka paralajmëruar votën kundër në Kuvend të opozitës parlamentare për Reformën Zgjedhore.

Të lidhura

None found

Këtë ai e bëri me dije pas takimit 90 minutësh në rezidencën e ambasadores amerikane Yuri Kim, se bashku me tre kolegët, deputeten Rudina Hajdari, Edmond Stojku dhe Nimet Musai.

“Nuk e mora vesh cfarë kërkoi, nuk i lamë hapësirë kërkesave të saj, kishim shkuar të thonim qëndrimin tonë kundër me firmat e 39 deputetëve ne nuk votojmë asgjë në parlament që është jashtë asaj që kemi kërkuar prej 15 muajsh, administratë zgjedhore. lista të hapura dhe votë emigrantësh”, tha Murrizi.


Shtuar më 6.06.2020 09:47