Dalin pamjet brenda Spitalit Infektiv në Tiranë, i cili ndodhet në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit.
Ky spital prej disa javësh është kthyer në vëmendjen e shqiptarëve për shkak se atje trajtohen të sëmurët me virusin potencialisht vdekjeprurës, Covid-19, i cili deri më tani u ka marrë jetën 22 personave, ndërsa janë prekur zyrtarisht 383 persona.
Aktualisht, në këtë spital ndodhen të shtruar 67 persona, 5 prej tyre janë në terapi intensive.