Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në aksin Berat- Ura Vajgurore, me pasojë vdekjen e një 65 vjeçari.
Viktima ka qenë në gjendje të dehur në momentin kur i ka prerë rrugën një makine të tipit Benz, e cila e ka shtypur duke i shkaktuar vdekjen.
Të lidhura
None found
65 vjeçari me inicialet G.Z, ka ndërruar jetë pak minuta më vonë edhe pse autoambulanca ka ardhur në kohë.
Pas aksidentit të rëndë policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin A.H.
Në vendngjarje kanë shkuar ekspertë të policisë rrugore, të cilët po hetojnë rreth shkaqeve të aksidentit
