50 milionë euro për luftën kundër koronavirusit, ndihmë apo hua? Flet Soreca

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca duke ju përgjigjur interesit të gayetarëve gjatë një konference online për paratë që Bashkimi Evropian do të japë për koronavirusin janë dhuratë apo hua, ambasadori i BE-së në vendin tonë theksoi se bëhet fjalë për një grant.

“BE ka premtuar 50 milionë euro për Covid-19. 4 milionë euro për nevoja emergjente si blerje ventilatorësh në spitale apo pajisje për mbrojtje personale; 11 milionë euro do të investohen në mbrojtjen sociale, që do të thotë se me paratë tona do të ndihmojmë qeverinë me programin e asistencës ekonomike për shtresat vulnerabël të shoqërësie;

Më tej, rimëkëmbja ekonomike, pasi sektori prodhues po vuan, ka nevojë për mbështetje dhe 35 milionë euro do të jepen për këtë fushë. Nuk është kredi, është grant. BE po shpreh solidaritet me Shqipërinë. Nuk do të ndikohet nga fakti se vetë BE-ja është në një situatë të ngjashme nga virusi” u shpreh Soreca.

Sipas tij, “fondet që u dhanë nga BE-ja për tërmetin nuk do të preken, do të alokohen”.

“50 milionë euro për Covid-19 është tjetër dhe çfarë u premtuan në konferencë janë të tjera”, theksoi ambasadori i BE-së.

Më tej ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, bëri të ditur se në mënyrë që Shqipëria të ulet në tryezë me BE duhet të plotësojë disa kushte.

Së pari reforma zgjedhore, vazhdimi i reformës në drejtësi dhe së treti krijimi i strukturave të reja të drejtësisë.

Luigi Soreca: Në mënyrë që Shqipëria të ulet në këtë tryezës të përbashkët me BE për konferencën ndërqeveritare do të duhet të përmbushë:

Së pari reformën zgjedhore të miratuar në mënyrë të plotë dhe linjë të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR që do të thotë transparenca e financimit të partive politike, fushatave zgjedhore etj.

Së dyti vazhdimi i reformës në drejtësi, që do të thotë funksionimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë dhe këtu opinioni i Komisionit të Vencias do të merret parasysh.

Së treti do të jetë edhe krijimi i strukturave të specializuara antikorrupsion, flasim për SPAK dhe BKH.

Po ashtu Shqipëria do të duhet të fuqizojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duke bashkëpunuar me shtet anëtarë në veçanti edhe për çështje që kanë të bëjnë me pastrimin e parave.

Po ashtu Shqipëria do të duhet të fuqizojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duke bashkëpunuar me shtet anëtarë në veçanti edhe për çështje që kanë të bëjnë me pastrimin e parave.

Po ashtu puna të vazhdojë për të gjitha gjërat që janë përmendur në dokumentin e këshillit, që flet për luftën kundër emigracionit të parregullt, shtetasve anëtarë që kërkojnë azil në BE.

Duhet bërë punë për ndryshimin e ligjit për rmediat. Këtu i rëndësishëm do të jetë opinioni i Komizionit të Venecias.

Puna duhet të vijojë edhe për ato elementë të tjerë që janë përmendur që vjet në shtator në dokumentin e Bundestagut gjerman.

Puna duhet të vazhdojë për çështjen e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, për mbrojtjen e pakicave kombëtare, puna për censusin, të drejtat e pronësisë.


Shtuar 26.03.2020 16:30