160 milionë dollarë gati për investim, çfarë do të shohin shqiptarët në Shtator

Qeveria shqiptare ka akorduar 160 milionë dollarë për Fondin Shqiptar të Zhvillimit në kuadër të procesit të rindërtimit për të nisur punën për ndërtimin e pallateve të reja në të gjithë vendin.

Ministri Arben Ahmetaj njoftoi se “nesër Këshilli i Ministrave kalon një vendim të vet ku i akordon 160 miilionë dollarë, 16 miliardë lekë Fondit Shqiptar të Zhvilllimit për të filluar punën për ndërtimin e pallateve në të gjithë territorin”.

Sipas tij, kjo shkon për çdo gjë që do ndërtohet jashtë Bashkisë së Tiranës vetëm për pallatet, dhe në fund të shtatorit shqiptarët do shohin themele edhe me këtë program. Ndërkohë ka nisur dhënia e granteve të meremetimit të banesave në Mirditë e Kavajë që u dèmtuan nga tèrmeti i fùqishëm i 26 nëntorit.

1,208 familje në Kavajë dhe 177 familje në Mirditë do të përfitojnë nga grantet për të riparuar shtëpitë e tyre. Një tjetër shumë që do të japë qeveria për meremetimin e dèmeve të tërmetit është afro 8 miliardë lekë ose 80 milionë USD.


Shtuar 21.07.2020 14:16