1.3 ton kokainë, zbulohen kush ishin vëllezërit që porositën kontenierët me banane

Një sasi rekord kokainë është sekustruar pasditen e sotme në Maqedoninë e Veriut, në një fshat 10 kilometra larg Tetovës

Rreth 1.3 ton kokainë, ishin vendosur në një trajler, ku ishte fshehur në kontejnerët me banane.

Kokaina është nisur fillimisht nga Amerika Latine, në Itali në Mal të Zi, më tej ka hyrë dje në Shqipëri përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit, tranzit, dhe ka dalë sot nga Qafë-Thana në Pogradec, për të kaluar në Maqedoninë e Veriut.

Ky itinerar ishte zbuluar nga DEA amerikane dhe policia italiane që bashkëpunuan në këtë operacion., e cila ka sinjalizuar edhe SPAK, duke kërkuar ndihmë nga autoritet shqiptare.

Trajleri me drogë, bëhet me dije se është mbajtur nënvëzhgim nga SPAK, ndërkohë që është vërejtur se nuk kishte lidhje me grupet kriminlae shqiptare brenda vendit.

Mësohet se trajleri u la të kalojë për në Maqedoninë e Veriut, ku edhe u bllokua nga autoritetet në një magazinë të madhe frutash në fshatin Krushopek të Komunës së Sarajit në Maqedoninë e Veriut.

Sipas hetimeve të kryera deri më tani, destinacioni final i kokainës ishte Koper, në Slloveni. Droga u gjet në një magazinë frutash, ndërkohë në pranga kanë rënë 2 shoferë dhe 1 magazinier.

Kontejnerët me babane nga Amerika Latine ishin porositur nga dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, vëllezërit Sejdullah Hebibi dhe Enver Hebibi.


Shtuar 19.02.2020 22:24