U zhduk në liqen, dalin pamjet e fundit të aktores së famshme me të birin

Vijohet ende kërkimi për trupin e aktores Naya Rivera, e cila u bë e famshme në serialin “Glee”, autoritetet kanë publikuar pamjet e fundit të aktores me djalin e saj katër-vjeçar Josey, teksa mbërrijnë në liqenin Piru, pak momente para se ajo të zhdukej pa lënë asnjë gjurmë.

Në video duket momenti kur Rivera ndalon makinën e saj “Mercedes Benz” rreth orës 13:00 të drekës dhe bashkë me djalin e saj përdore i drejtohen varkës që kishin marrë me qira.

Ajo u shpall e zhdukur vetëm tre orë më vonë, pasi disa pushues panë fëmijën e vogël duke fjetur i vetëm në varkë.

Kaq mjaftoi që ata të njoftonin menjëherë policinë. Në dëshminë e dhënë nga djali, e ëma sipas tij ishte hedhur për të notuar dhe më pas nuk u rikthye më. Besohet se Naya Rivera mund të jetë mbytur, por pa gjetjen e trupit asgjë nuk është e sigurt.


Shtuar 10.07.2020 20:17