U tall me njerëzit që u sëmurën me COVID-19, këngëtarja rezulton pozitive

Artistja 24-vjeçare, e cila u bë virale në TikTok, por jo vetëm, me këngët e saj “Say So” dhe “Boss Bitch”, tha në një program mëngjesi, ditën e premte, se ishte diagnostifikuar me Covid-19. Këngëtarja nuk tha se kur, por u shpreh se tashmë e kishte kaluar dhe se ishte shëruar nga sëmundja.

“Tani jam mirë. Ishin 4 ditë me të gjitha simptomat, por tani jam mirë. Sinqerisht, nuk e di sesi ndodhi, por mendoj se e kam marrë pasi porosita diçka në postë.”

Në fillim të muajit mars, kur virusi ishte dhe kryefjalë, në gjithë botën, Doja Cat, emri i vërtetë i së cilës është Amala Ratna Zandile Dlamini, tha në një Live në instagramin e saj se i dukej e paarsyeshme e gjithë historia.

“Unë nuk kam frikë nga koronavirusi, apo nga versioni i birrës. Do të marr koronën ( referuar virusit) dhe pastaj do të marr dhe një Corona (referuar birrës). Nuk më plas për koronën!” Në vazhdim këngëtarja ofendon dhe personat që kishin frikë prej virusit.


Shtuar 26.07.2020 13:59