Mbrëmjen e sotme në skenën e Ariston në festivalin e muzikës italiane “Sanremo” do të ngjitet në moderim, prezantuesja shqiptare Alketa Vejsiu. Ajo do të jetë së bashku në këtë prezantim me Amadeusin dhe partneren e yllit të futbollit Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez.
Në një intervistë për Drini Zeqon, Alketës i janë drejtuar edhe pyetjet e sikletshme përsa i përket dy kritikave më të mëdha që ju bënë kur prezantoi Festivail e RTSH. Drini e ka pyetur për këngën dhe për fustanet.
Instervita
Vetëm pak orë përpara Sanremos, kurioziteti i madh në Shqipëri se çfarë do të bësh sonte?
Sonte kemi një monolog shumë të rëndësishëm i cili flet për eksodin e shqiptarëve dhe mënyrën sesi ky popull i veçantë dhe zemërgjerë e ka mirëpritur Shqipërinë…
Dhe përveç kësaj tjetër?
Do këndoj…Do të këndoj italisht më kanë propozuar autorët pas koncertit tim recital në Shqipëri (qesh) ata menduan që duhet të këndoj edhe në Sanremo dhe do të vij një këngëtar italian…
Mos ndërro shumë fustane…(Qesh)
Vetëm dy sot …sot rëndësi ka fjala, fjala është e para.
