Plagosja në Shkodër: Çfarë dëshmoi në polici autori i dyshuar

Shtetasi Bardh Isufi i dyshuar për plagosjen e 50-vjecarit Gëzim Bicit pasditen e djeshme në Shkodër nuk ka pranuar krimin.

Isufi ka mohuar se është ai autor i plagosjes, duke thënë se nuk ka fare lidhje me këtë ngjarje.

“Nuk kam lidhje unë me plagosjen. Nuk e kam plagosur unë dhe nuk e di kush e ka bere. Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen”.

Autori i dyshuar ka folur shumë shkurt sepse avokatet mbrojtës e kanë këshilluar që të mos flasë më tepër.

Nderkohë i plagosuri Gezim Bici, ka deklaruar se ngjarja ka ardhur nga një konflikt i çastit dhe se autori i plagosjes është Bardh Isufi.

Policia e Shkodres nuk e ka gjetur ende armën e krimit që dyshohet se është një pistolë me silenaciator.


Shtuar 29.04.2020 09:22