Topless nga vaska, Tayna “tërbon” rrjetin (FOTO LAJM)

Prej disa ditësh Tayna është “arratisur” drejt Amerikës, ku ka realizuar dhe një set fotografik mjaft provokues. Reperja ka postuar në Instagram një foto, me të cilën mund të themi se i vuri flakën rrjetit.

Ajo ka pozuar brenda një vaske dhe në pjesën e sipërme shfaqet topless, por mbuluar me një kapele. Tayna shprehet e bindur se kjo foto do tërheqë vëmendjen e të gjithëve dhe madje mund t’i shkatojë ndonjërit “atak në zemër”. Pas publikimit ajo ka marrë qindra komente nga ndjekësit e saj, të cilët kanë qenë kuriozë më së shumti për fotografin.

Në fakt Tayna nuk i ka lënë të hamendësojnë shumë, sepse ajo ka treguar se çdo foto të fundit ja ka realizuar një mikja e saj fotografe që duket se jeton në Amerikë. Reperja ka disa ditë që ka udhëtuar përtej oqeanit dhe nuk e dimë nëse andej po përgatit ndonjë projekt të ri përveç ketyre fotove kaq të nxehta.

Me shumë siguri Tayna do të na e zbulojë vetë më vonë gjithçka, ndaj për momentin ta lëmë të lirë të shijojë setin dhe suksesin e fundit të këngës “Qe Qe”.


Shtuar 24.09.2020 08:34