Një keqkuptim e bëri emrin e modeles të lakohej gjerësisht në media.
Thanë se Oriola Marashi është shoqëruar në polici pasi modeles i ishte gjetur lëndë narkotike, por fill pas reagimit të së ëmës ku tha se e bija ndodhej në Vjenë dhe kjo nuk mund të jetë e mundur, doli edhe deklarata e plotë e policisë.
Në këtë të fundit emri i vajzës që ishte shoqëruar në të vërtetë në polici ishte mjaft i ngjashëm me “Oriola Marashi” dhe me shumë mundësi nga kjo ka nisur gjithë ngatërresa.
Por siç mësuam nga e ëma, Oriola ndodhet në Vjenë dhe që andej ka publikuar disa foto në Instagram, shkruan Albeu.com.
Në foton e fundit modelen e shohim me nje t-shirt me krahë të shkurtër dhe kapuç të trash dimri.
Ndoshta kjo nuk bën sens për përditshmërinë ama modelet krijojnë modën dhe trendet e reja./albeu.com