Lajmi së Renato Mekolli do largohej nga Shqipëria duke lënë kështu emisionin “Hell’s kitchen” dhe bisnesin e tij mori dhenë, por mesa duket shefi i kuzhinës thjesht paska “luajtur” paksa me ndjekësit.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli ka lajmëruar nisjen e sezonit të tretë të programit ‘Hell’s Kitchen Albania’.
“Hell’s Kitchen Albania 3, a jeni gati? Javës tjetër fillojnë aplikimet, behuni gati për një HK3 të fuqishëm”, ka shkruar Renato krah fotos në kuzhinën e famshme duke treguar se ai do të jetë përsëri pjesë e spektaklit./albeu.com/