Të japësh motin në kohën e Koronavirusit? Alba Hoxhës i ndodh e “papritura” (VIDEO)

Ndonëse shumë biznese dhe aktivitete janë pezulluar, puna në media po vazhdon normalisht. Përveç informimit njerëzit kanë nevojë dhe të argëtohen në këto ditë aspak të lehta.

Prezantuesja e motit, Alba Hoxha pak minuta më parë në llogarinë e saj në “Instagram” ka ndarë me ndjekësit e saj një video tepër komike.

Gjatë prezantimit të motit Alba inskenon një pjesë ku e zë kolla dhe reagimet nga njerëzit e pranishëm aty ishin të menjëhershme.

Nga komentet e ndjekësve mund të kuptosh fare lehtë se momente të tilla për të qeshur janë shumë të nevojshme tani.


Shtuar 16.03.2020 13:33