Sharon Stone zbulon aktorin që puth më mirë: Çmendurisht e dashuruar me të (FOTO LAJM)

Aktorja e famshme, Sharon Stone, ka thënë se në karrierën e saj 40-vjeçare, Robert De Niro ka qenë aktori që ka puthur më mirë se kushdo tjetër.

62-vjeçarja dhe 77-vjeçari portretizuan rolet e Ginger McKenna dhe Sam “Ace” Rothstein në filmin e vitit 1995, “Casino”.

“Robert De Niro ka qenë padyshim më i miri”, ka deklaruar Sharon gjatë një prononcimi në Watch What Happens Live.

“Ai është aktori që e kam admiruar më së shumti… Thjesht doja të isha në gjendje të ulesha në një tavolinë me Robert De Niron dhe t’i mbaja emocionet.

Ndoshta për faktin se e vlerësoja aq shumë, momenti kur më puthi ishte kulmi i asaj që dëshiroja. Isha çmendurisht e dashuruar me të si aktore”, rrëfeu ajo.


Shtuar 27.09.2020 06:55