Rudina Dembacaj ka qenë e ftuar këtë të dielë në “E diell” ku ndër të tjera ka folur dhe për lidhjen e saj të dashurisë me ish-deputetin, Mark Frroku.
Moderatorja rrëfeu në intervistë se momenti kur e kuptoi që ndjente diçka për partnerin e saj, ka qenë pas takimive të para, përpara se të vinte re se dhe Frroku ndjehej njësoj për të. Ajo tha se i pëlqen shumë mënyra se si ai kërcen dhe kur shkojnë si çift në kërcim, në të përditshmen e tyre shkojnë akoma më shumë.
None found
Rudina gjithashtu foli për komentet në rrjetet sociale. Ajo zbuloi se dy ditët e para, pasi publikoi në Instagram fotot me Markun, është ndjerë e stresuar nga ajo që ndjekësit komentonin, madje mendoi që të merrte dhe qetësues për të ngadalësuar rrahjet e zemrës. Megjithatë në fund vendosi që të buzëqeshte sepse fundja kishte bërë atë që donte dhe nuk kishte arsye për t´u ndjerë keq. Po ashtu ajo i ktheu dhe një përgjigje për herë të parë, atyre që përsërisin pyetjen: ”Si e le mekanikun për ish-deputetin?”
Ndërkohë për sa i përket planeve të martesës, moderatorja tha se ende nuk e kanë diskutuar. ”Nuk ka ndodhur asnjëherë të takoj një mashkull mbi 3 herë dhe mos dojë të më marrë për grua”- tha Rudina, pra e sigurtë që ekziston dëshira për dasëm, nga partneri të paktën, ndërkohë që shtoi se këtë herë nuk do e ndërrojë më atë që ka në krah, duke e shoqëruar dhe me batutën: ”Kështu shpresoj të paktën, mos më zini besë.”
Në fund, për të një gjë është e sigurtë, që cilindo të ketë në krah, nuk do të ndryshojë dhe do jetë Rudina që kemi njohur çdo herë.
Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese ka shpallur të papranueshme një pjesë të ankesave të Pjetër Shalës. Për pjesën tjetër,…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka uruar shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për rezultatin e…
Kosova ka bërë një hap të madh drejt sigurimit të talentit së Stuttgartit U19, Enis Rexhepi, i cili po impresionon…
Përmes një postimi në "Facebook", pas protestës së dhunshme në Tiranë, Majlinda Bregu, ka shprehur keqardhjen e saj për pasojat…
Rrjeti i Grave të Kosovës bën thirrje për pjesëmarrje në marshimin kundër femicidit, i cili do të mbahet sot, duke…
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion - QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:30, do të realizojë një aksion…