Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka përshëndetur rezultatin preliminar të arritur nga shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në zgjedhje. Sipas të dhënave të deritanishme, Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate, ndërsa vazhdon gara për mandatin e tretë.
Përmes një mesazhi të publikuar nga LDK-ja, Abdixhiku e ka vlerësuar këtë rezultat si një hap të rëndësishëm drejt përfaqësimit më të fuqishëm politik të shqiptarëve të Luginës.
None found
“Kur shqiptarët bashkohen, arritjet historike bëhen të mundshme!”, ka deklaruar ai.
Abdixhiku u ka shprehur urimet qytetarëve të tri komunave, kandidatëve për deputetë dhe subjekteve politike që janë pjesë e Koalicionit Shqiptar, duke nënvizuar rëndësinë e bashkërendimit të faktorit politik shqiptar në Luginë.
Sipas kreut të LDK-së, rezultati i deritanishëm dëshmon se bashkimi politik mund të sjellë përfaqësim më dinjitoz dhe një zë më të fortë për shqiptarët e kësaj treve.
“Bashkimi i faktorit shqiptar në Luginë ka qenë gjithmonë qëllimi ynë. Për të jemi angazhuar me bindjen se interesat e përbashkëta janë më të mëdha se dallimet partiake”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai ka theksuar se përgjegjësia kryesore për këtë arritje u takon qytetarëve që morën pjesë në votim, si dhe përfaqësuesve politikë që gjetën gjuhën e përbashkët për t’u bashkuar.
“Ky unitet duhet të vazhdojë edhe në përfaqësim, në mbrojtjen e të drejtave dhe në punën për të ardhmen e shqiptarëve në trojet e tyre”, ka theksuar ai.
Në përmbyllje, Abdixhiku ka siguruar se LDK-ja do të vijojë mbështetjen për shqiptarët e Luginës dhe për çdo nismë që synon bashkimin e tyre politik.
“LDK do të jetë përherë pranë shqiptarëve të Luginës dhe përkrah çdo përpjekjeje që i bashkon e ua forcon zërin”, ka përfunduar Abdixhiku.
Në një kohë kur prej dy javësh studentët i kërkojnë dorëheqjen, Kryeministri Edi Rama, ka prezantuar para deputetëve të Partisë…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) javën e kaluar kreu një inspektim të jashtëzakonshëm në një person juridik, një kasap…
Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese ka shpallur të papranueshme një pjesë të ankesave të Pjetër Shalës. Për pjesën tjetër,…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka uruar shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për rezultatin e…
Rrjeti i Grave të Kosovës bën thirrje për pjesëmarrje në marshimin kundër femicidit, i cili do të mbahet sot, duke…
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion - QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:30, do të realizojë një aksion…