Kosova është afruar me mundësinë për të përfshirë në përfaqësuesen e saj talentin e Stuttgartit U19, Enis Rexhepin, i cili po spikat në Ligën e Kampionëve për të rinj.
Futbollisti, që deri tani ka luajtur për Shqipërinë në nivel ndërkombëtar, u takua të premten e kaluar në Stuttgart me Agim Ademin, kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).
None found
Sipas informacioneve të Telegrafit, takimi u zhvillua në një atmosferë pozitive dhe Rexhepi po e shqyrton seriozisht mundësinë që në arenën ndërkombëtare të përfaqësojë Kosovën.
Enis Rexhepi, talenti që në Gjermani po krahasohet me Mario Gomezin
Rexhepi është ndër lojtarët më premtues të akademisë së Stuttgartit. Paraqitjet e tij dhe aftësia e spikatur për të shënuar gola kanë tërhequr vëmendje të madhe.
Sulmuesi shqiptar, me prejardhje nga Presheva, ka lënë gjurmë në futbollin e grupmoshave të reja dhe ka nisur të përjetojë edhe futbollin profesionist në Gjermani.
I lindur më 12 mars 2008, ai është formuar në akademinë e të rinjve të Stuttgartit. Për shkak të fizikut, forcës dhe aftësisë për të konkretizuar rastet para portës, mediat gjermane e kanë krahasuar me Mario Gomezin, ish-sulmuesin e njohur të klubit.
Pesë gola ndaj Bayern Munichut dhe kryesimi i listës së golashënuesve në Ligën e Kampionëve
Rexhepi e nisi sezonin 2026/27 në kampionatin U19 me tetë gola në katër ndeshjet e para, duke treguar formë mbresëlënëse.
Një paraqitje e veçantë ishte ajo në fitoren 6-1 kundër Bayern Munichut: Rexhepi shënoi pesë herë, dhe të gjitha golat i realizoi brenda 50 minutash. Më pas, në UEFA Youth League, ai kontribuoi me tri gola në suksesin 5-0 të Stuttgartit ndaj Vikingut.
Ndërkaq, dygolëshi kundër Atletico Madridit ishte kulmi i radhës, duke e vendosur në krye të renditjes së golashënuesve me pesë gola në kompeticionin më të rëndësishëm në botë për ekipet U19.
Nëse Rexhepi zgjedh të luajë për Kosovën, “Dardanët” do të fitonin një talent të nivelit të lartë për të ardhmen.
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kanë përgëzuar Listën Studentore për…
Në një kohë kur prej dy javësh studentët i kërkojnë dorëheqjen, kryeministri Edi Rama, ka prezantuar para deputetëve të Partisë…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) javën e kaluar kreu një inspektim të jashtëzakonshëm në një person juridik, një kasap…
Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese ka shpallur të papranueshme një pjesë të ankesave të Pjetër Shalës. Për pjesën tjetër,…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka uruar shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për rezultatin e…
Rrjeti i Grave të Kosovës bën thirrje për pjesëmarrje në marshimin kundër femicidit, i cili do të mbahet sot, duke…