Rrjeti i Grave të Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen marshimit kundër femicidit, i cili zhvillohet sot nga ora 12:00. Përmes kësaj nisme kërkohet që parandalimi i vrasjeve të grave të shpallet urgjencë kombëtare.
Organizatorët kërkojnë masa konkrete nga institucionet për ndalimin e dhunës ndaj grave, garantimin e mbrojtjes për viktimat dhe përgjegjësinë institucionale për dështimet e mundshme.
None found
Mes kërkesave të tyre është edhe ndryshimi i Kodit Penal, në mënyrë që të trajtohet femicidi dhe format e tjera të dhunës ndaj grave. Gjithashtu kërkohet krijimi i mekanizmit Femicide Watch, i cili do të analizonte rastet dhe do të evidentonte mangësitë e institucioneve.
Rrjeti kërkon po ashtu financim të qëndrueshëm për strehimoret, linjat emergjente dhe shërbimet e specializuara në mbështetje të viktimave.
Një tjetër kërkesë lidhet me miratimin dhe zbatimin e legjislacionit dytësor, për të mundësuar funksionimin e plotë të shërbimeve që ofrojnë mbrojtje dhe mbështetje për gratë e dhunuara.
Sipas Rrjetit të Grave të Kosovës, shprehja e ngushëllimeve pas tragjedive nuk mjafton. Parandalimi i femicidit kërkon drejtësi, masa të efektshme dhe llogaridhënie nga institucionet.
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kanë përgëzuar Listën Studentore për…
Në një kohë kur prej dy javësh studentët i kërkojnë dorëheqjen, kryeministri Edi Rama, ka prezantuar para deputetëve të Partisë…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) javën e kaluar kreu një inspektim të jashtëzakonshëm në një person juridik, një kasap…
Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese ka shpallur të papranueshme një pjesë të ankesave të Pjetër Shalës. Për pjesën tjetër,…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka uruar shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për rezultatin e…
Rrjeti i Grave të Kosovës bën thirrje për pjesëmarrje në marshimin kundër femicidit, i cili do të mbahet sot, duke…