Pushimet e Xhemit dhe Orindës nuk janë aspak si ato të vajzave shqiptare (FOTO LAJM)

Dy moderatoret simpatike të ekranit, Xhemi Shehu dhe Orinda Huta, kanë treguar shpesh se ruajnë një raport mjaft miqësor.

Përveç profesionit, ato ndajnë edhe të njëjtin pasion për t’u ushtruar e për të qenë gjithmonë në formë.

Por duket se dyshja ka vendosur të kalojë edhe disa ditë pushime bashkë në praninë e njëra-tjetrës. Xhemi ka ndarë foto në plazh krah Orindës dhe ajo çka tërheq vëmendjen është si po e kalojnë kohën dy moderatoret.

Ato kanë zgjedhur të luajnë tavëll dhe të pinë tekila, gjë që nuk është aspak e zakonshme për vajzat shqiptare, të cilat shumicën e kohës në plazh e kalojnë vetëm duke shijuar rrezet e diellit.

Sportiviteti dhe origjinaliteti janë gjërat që e bëjnë edhe më të dashur Xhemin dhe Orindën për publikun shqiptar.


Shtuar 17.07.2020 13:27