Pendohet Kanye West, bën deklaratën e papritur dhe i kërkon falje Kimit (FOTO LAJM)

Një ditë pas deklaratave për abortin, Kanye West shpërtheu me disa postime në Twitter ku foli për reagimin e Kim Kardashian dhe për vjehrrën e tij Kris Jenner pas fjalëve të tij. 43-vjeçari pretendoi se “Kim u përpoq të sillte një mjek për ta mbyllur në spital”.

Më pas ai iu drejtua vjehrrës me një tjetër mesazh që të linte të kuptoje se pas shpërndarjes së videos së seksit të Kim Kardashian, fshihej vetë nëna e saj. Kanye shkruante se ka bërë të pamundurën që “nënës së North-it (Kim Kardashian) të mos i duhet të shesë videon e s*ksit të së bijës”.

Edhe dalja e Kim Kardashian në revistën PlayBoy, ishte vepër e Kris Jenner sipas Kanye West. Në vitin 2007, Kim u shfaq në kopertinën e dhjetorit të revistës Playboy.

Mes të tjerash, Kanye përmend edhe emrin e aktorit Shia LaBeouf, i cili ishte përzgjedhur të bënte setin e parë fotografik për YZY GAP, por nuk shkoi kurrë. Deklaratat e tij pushtuan rrjetin dhe ndërkohë që vjehrra “e injoroi“, Kim foli publikisht për gjendjen në të cilën ndodhej partneri i saj.

Siç të gjithë e dimë, Kanye vuan nga bipolariteti, ndaj me anë të një sërë statusesh në Instagram, ajo ka folur në lidhje me shëndetin mendor dhe përvojën e tij me çrregullimin bipolar e deri tani lajmet mbi divorcin pasi e kapi në hotel me Meek Mill.

Pas gjithë kësaj që ndodhi, burime pranë dyshes treguan se reperi as nuk dëshironte ta takonte bashkëshorten e tij, por duket se ujërat janë qetësuar. Në postimin e fundit në Twitter, ai i ka kërkuar falje publike Kim-it dhe e pranoi se e ka lënduar, ndërsa tani e ka kuptuar gabimin.

“Dua t’i kërkoj falje gruas time Kim që e bëra publike diçka që ishte private. Unë nuk e ‘mbulova’ siç ajo më ka ‘mbuluar’. Dua t’i them Kim-it e di që të kam lënduar! Të lutem më fal! Faleminderit që je gjithmonë aty për mua!”- ka shkruar Kanye, i cili gjithashtu ka fshirë deklaratat e publikuara më herët në llogarinë e tij në Twitter.


Shtuar 26.07.2020 10:08