Pasi video me bashkëshorten bëri namin, Visjani i shpreh dashurinë publikisht (FOTO LAJM)

Aktori i njohur i humorit, Visjan Ukcenaj ka treguar se gëzon një marrëdhënie perfekte me partneren e tij, Jonën.

Ai ka ndarë video të ndryshme me të dashurën e tij, duke treguar se shumicën e kohës e kalojnë duke qeshur, ndërsa së fundmi i ka dedikuar fjalët më të bukura të dashurisë.

“Gjithçka e imja. Partneri im në krim”, ka shkruar Visjani krah postimit ku shfaqet duke shijuar detin me bashkëshorten e tij.

Kujtojmë se Visjani dhe Jona janë prindër të një djali të vogël të quajtur, Divin, i cili duket se i ka dhënë tjetër kuptim jetës së tyre duke e mbushur plot dashuri dhe gëzim.


Shtuar 29.06.2020 21:18