Nuk njihet! “Zogu i Tiranës” bëhet i gjallë, tregon si e ka transformuar dënimi (FOTO LAJM)

Pas shumë kohësh mungesë Hermes Nikaj është bërë i gjallë me një foto nga “Arresti shtëpiak” ku ndodhet.

Hermes Nikaj shfaqet me një pamje ndryshe, me mjekër dhe i transformuar nga “arresti në shtëpi”, pasi nuk ka mundur të shkojë tek berberi.

“Ne “arrest shtepie”, jena bo icik me shku te berberi po s’dalim dot ca me bo”, shkruan Hermesi krah fotos.

Nuk dihet sa është periudha e masës “arrest shtëpie” që i është caktuar nga gjykata, për Hermes Nikaj, madje disa komentues me shaka janë shprehur, se nga situata që po kalojmë dhe problemet e shumta me të cilat përballet shoqëria dhe sistemi i drejtësisë, ai mund të jetë harruar fare. /albeu.com/


Shtuar 25.09.2020 17:29