Nuk fshihen më, Bora dhe Donaldi publikojnë momentet romantike (VIDEO)

Megjithëse po shijojnë prej kohësh romancën me njëri-tjetrin, Donald Veshaj dhe Bora Zemani vendosën ta bënin vetëm së fundmi publike marrëdhënien e tyre.

Në llogaritë e tyre në Instagram ata publikuan poza të ëmbla me njëri-tjetrin, të cilat kanë bërë këto dy ditë xhiron e rrjetit.

Tashmë ata nuk fshihen më dhe nuk ngurojnë të ndajnë foto e video nga koha që kalojnë me njëri-tjetrin.

Kështu kanë bërë edhe sot, teksa ishin duke u kthyer në Tiranë pasi kaluan disa ditë në jug.

Bora ka postuar në Instastory disa video ku shihet në makinë me Donaldi, teksa ndër të tjera janë veshur edhe matchy-matchy.


Shtuar 10.07.2020 06:34