Nuk është Getoari, çfarë e bën të lumtur Marina VJollcën (FOTO LAJM)

Moderatorja e shumëpëlqyer nga publiku Marina Vjollca ka treguar gjithmonë se ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me motrat dhe nënën e saj.

Së fundmi, ka postuar një video ku shfaqet kjo e fundit duket kërcyer shumë e lumtur me një nga këngët e këngëtarit shkodran Bujar Qamili.

“Lumturia më e madhe kur e shoh mamën kështu”, ka shkruar Marina krah postimit në ‘Instastory’.

Kujtojmë se Marina ka një ngjashmëri shumë të madhe me mamanë e saj, të cilin e kanë vënë gjithmonë në dukje dhe ndjekësit e moderatores. Më herët bukuroshja ka treguar se nëna e saj është një heroinë pasi i ka rritur e vetme sepse i ati është ndarë nga jeta shumë herët.


Shtuar 31.08.2020 06:59