Nuk është Big Brother, emisioni i ri i Luanës do i fiksojë shqiptarët (VIDEO)

Prej ditësh në media qarkulloi një lajm, ku thuhej se Luana do të moderojë edicionin e ri të “Big Brother”.

Në vorbullën e këtyre lajmeve, Arbana Osmani tregoi se në fakt kjo gjë nuk ishte e vërtetë dhe këtë vit nuk do të ketë “Big Brother”, në vitet në vazhdim mbetet për t’u parë.

Pas kësaj u zbulua se emisioni i ri i Luanës është diçka komplet e re për publikun shqiptar.

Tashmë “Anabel.al”, ka zbuluar detajet dhe me sa duket emisioni do të bëjë namin.

“Progami që do të ndërtohet në bazë të lojërave dhe çifteve shqiptare të panjohura për publikun do të jetë një version i game shoë australian, “Taken Out.” Sipas formatit origjinal, i cili u zhvillua nga Freemantle në 2009-n, një burrë i vetëm vihet përballë 30 grave konkurrente që qëndrojnë në një podium të ndriçuar”, shkruan “Anabel.al”.

Idea e së gjithës është e mbështetur në një lojë ku beqari në fund mund të mbetet edhe pa asnjë takim.

Ai duhet të zgjedhë një prej grave, megjithatë nëse nuk do të ketë pëlqim gjithçka përfundon dhe ai mbetet sërish beqar.


Shtuar 16.01.2020 08:32