Njihuni me modelen, të cilën ngjyra e lëkurës e shndërroi në një yll të rrjeteve sociale (FOTO LAJM)

Sot, ajo e quan veten “Hyjnia Melanin”, por vite më parë, atëherë kur Khoudia Diop nuk ishte e famshme, 19-vjeçarja përballej dita-ditës me bullizmin për shkak të ngjyrës së lëkurës.

Për fat të mirë, sot ngjyra e lëkurës është shndërruar në asetin e saj kryesor duke e shndërruar brenda natës në një yll të rrjeteve sociale.

Pasi mori pjesë në fushatën e The Girl Colored – një agjenci e përkushtuar ndaj diversitetit dhe mbështetjes së grave me ngjyrë – fotot e Diop qarkulluan kudo. Brenda natës, ndjekësit e saj në Instagram shkuan nga 300 në 350,000, ndërsa momentalisht numëron më shumë se 540,000 të tillë.

Fama e saj është një shenjë shpresëdhënëse për një industri të kritikuar shpesh për mungesë diversiteti. Vetëm një e katërta e modeleve që parakalojnë në sfilatat e Javës së Modës në Nju Jork janë modele me ngjyrë, sipas një raporti të përpiluar nga The Fashion Spot.

Në një intervistë për CNN, Khoudia thekson se “përballet ende me komente fyese raciste”, por jo si më parë. “Marr shumë mbështetje nga njerëzit, jo vetëm nga gratë dhe jo vetëm nga gratë me ngjyrë. Ka qenë një përvojë tepër positive”.

Sipas saj, industria e modës ka përparuar shumë dhe vihen re ndryshime krahasuar me të kaluarën, por ka ende shumë punë për të bërë.


Shtuar 1.04.2020 21:09