Një zonjushë e vërtetë: Shihni sa është rritur Melek e serialit “Nënë” (FOTO LAJM)

Aktorja turke Beren Gokyildiz ka fituar zemrat e publikut shqiptar me serialet që janë transmetuar edhe në Shqipëri. Ajo u bë e njohur si “Meleku” te seriali “Nënë” e më pas si “Ojky” në serialin “Bija ime”. Ndonëse në një moshë të vogël ajo i ka mahnitur të gjithë me talentin e saj.

Melek ishte vetëm 7 vjeç kur luajti rolin e “Melekut” në vitin 2016. Tani ajo është rritur dhe poston vazhdimisht foto në rrjete sociale. Në fotot e saj të fundit ajo shihet e veshur e veshur me xhinse të grisura, një xhaketë me xixa dhe syze dielli.

Në sy bie dhe mënyra si Melek ka pozuar në foto, tamam si një vajzë e rritur. Ajo ka marrë shumë komplimente nga fansat të cilët mezi presin ta shohin sërish në ekran. Mediat turke kanë raportuar se vogëlushja do të vijë së shpejti me një serial të ri.


Shtuar 20.04.2020 09:10