Nënë për herë të dytë, Arbana i përgjigjet ndjekësve për shtatzaninë

Moderatorja e njohur, Arbana Osmani është në pritje të ëmbël. Ajo dhe partneri, Eduart Grishaj do të bëhen së shpejti prindër.

Moderatorja ka zbuluar se do të sjellë në jetë një djalë. Arbana gjithashtu e ka bërë si rutinë të postojë svazhdimisht ushqimet që konsumon gjatë kësaj periudhe. Nisur nga kjo ndjekësit janë bërë merak se po gatuan ushqime që nuk duhen konsumuar gjatë shtatzënisë.

Së fundmi, moderatorja i ka sqaruar të gjithë ndjekësit që i duan të mirën, se jo çdo ushqim që publikon, konsumohet nga ajo. Ajo është shprehur se në këtë periudhë gatuan më shumë për familjen dhe miqtë.


Shtuar 24.09.2020 06:48