Pas ndarjes me Jonidën, Romeo së fundmi u përfol shumë për një lidhje me bloggeren e njohur, Sara Kolami.
Dysja thuhet se janë njohur në ambientet e VizionPlus ku ka lindur dhe dashuria e supozuar.
E ftuar sot në “Pop Culture”, në rubrikën “Një ditë me Dojnën”, Sara foli për herë të parë për këtë çështje duke treguar se është beqare dhe nuk i pëlqen të identifikohet si e dashuria e ‘këtij apo atij’.
“E vërteta qëndron që arsyeja që nuk është bërë asgjë publike nga jeta ime personale është që nuk e bëj publike nëse nuk jam e sigurt që do të jetë për një kohë të gjatë. Nuk më pëlqen të identifikohem nga njerëz të tjerë, përshembull e dashura ktij apo atij. S’më pëlqen, thjesht jam Sara nuk jam e dashura e askujt, sepse realisht jemi lodhur për të arritur diku sesa për tu identifikuar me një person tjetër”, tha Sara.