Me rastin e ditëlindjes së tij, Fifi prezanton për herë të parë të vëllain dhe ngjajnë kaq shumë (FOTO LAJM)

Ndoshta deri më tani as nuk e dinit që këngëtarja Fifi ka një vëlla pasi ajo ka zgjedhur ta mbaj diskrete jetën e saj personale.

Por si një “dhuratë” për ditëlindje ka shpërndarë foton e të vëllait në Instagramin e saj.

Krahas fotos Fifi bën urimin me fjalët më të ëmbla dhe të dashura për vëllain e saj:

Është ditëlindja jote e 18-ë vëlla por prapë do mbetesh ai bebi i vogël, të cilin e kam mbajtur në krahë kur e kam parë për herë të parë. Të dua! Kurrë mos e harro që për ty e jap jetën, shkruan këngëtarja./albeu.com


Shtuar 26.01.2020 13:17