Me foton dhe dedikimin romantik, Seldi zbulon papritur të dashurën (FOTO LAJM)

Dy vite pas ndarjes nga Mimoza Shkodra, Seldi Qalliu duket se ka gjetur një dashuri të re.

Ai ka zgjedhur ditën e lindjes së partneres për t’i prezantuar publikut vajzën që i ka vjedhur zemrën.

Këngëtari e ka “mbytur” llogarinë e tij në Instagram me foto e video nga ditëlindja, ku ka surprizuar partneren me festën dhe tortën e ditëlindjes.

Krahas fotos ku shkëmbejnë një puthje të ëmbël në buzë, Seldi i bën urimin special të dashurës së tij të quajtur Sindi.

“Edhe 💯 zemra ime te dua shum 😍🥳🍾”- janë fjalët e Seldit në postim.

Mirëpo, vëmendjen në këtë foto na e tërhoqi unaza në gishtin e bukuroshes, e cila ndodhet pikërisht në “gishtin e fejesës”.

Ende nuk e dimë nëse unaza e vendosur nga Sindi në këtë gisht është thjesht rastësi, apo dyshja i ka dhënë fund beqarisë.


Shtuar 10.09.2020 14:20