Mall për të atin, vajza e Xhevdet Ferrit bën dedikimin prekës (FOTO LAJM)

16 janari ishte një ditë zie jo vetëm për familjne Feri por për të gjithë shqiptarët.

Në këtë datë aktori i dashur për të gjtihë shqiptarët u nda nga jeta.

Ky ishtë një lajm i hidhur jo vetëm për familjen, miqtë, kolegët, të gjithë dashamirësit e artit, për ata që e njohën nga afër atë, por edhe për gjithë publikun.

Dhe sot kur kanë kaluar 2 javë, që kur aktori mbylli sytë përgjithmonë, e bija Bora nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, ka hedhur ndjesitë e mallit:

“Lamtumirat nuk janë përgjithmonë, lamtumirat nuk janë fundi. Ato thjesht kamë kuptimin se më mungon derisa të takohemi sërish. Më mungon papi”, ka shkruar e bija në Instagram.


Shtuar 31.01.2020 11:44