La nam në “Grammy”, këngëtari që u rrëzua nga shkallët bëhet meme e pavdekshme (FOTO LAJM)

Nëse jeni të fiksuar pas memeve, me siguri kjo ju tingëllon e njohur. E dini që diku e keni parë, por s’jeni të sigurt? Po ju qartësojmë. Kjo foto është shkrepur në Festivalin e Kanës në vitin 2011. Ky djalë, identiteti i të cilit nuk dihet ende sot, u rrëzua nga shkallët dhe për fatin e tij të keq, momenti jo vetëm që nuk kaloi pa u vënë re, por u bë viral në internet. Dhe jo, çudia kësaj radhe nuk zgjati vetëm 3 ditë. Prej shumë vitesh, kjo foto del në qarkullim kur ka një event të rëndësishëm, duke filluar nga Golden Globes e deri te Grammys.

E gjitha nisi si një shaka, në vitin 2015, kur dikush e postoi foton duke thënë se këngëtari Jason Derulo u rrëzua nga shkallët e Met Gala. Kur kjo meme filloi të bëhej virale, Jason reagoi dhe qartësoi se nuk ishte ai në foto. Por njerëzve nuk u intereson aspak, pasi loja u tingëllon interesante.

Fotoja doli në qarkullim edhe në Met Gala, 2018, me po të njëjtin përshkrim dhe sërish u bë virale. Fotoja nuk mungoi as disa ditë më parë në Golden Globes. Tani, një ditë pas Grammys memen po e shohim sërish.

“Lajmi i fundit: Jason Derulo u rrëzua nga shkallët e tapetit të kuq të Grammys”, -shkruhet sipër fotos.

Më lart është një postim nga Golden Globes i pak ditëve më parë.

Fatkeqësisht për Jason-in dhe për djalin që është rrëzuar, duket se kjo meme nuk do të vdesë kurrë.


Shtuar 28.01.2020 14:15