U ekzekutua në sy të vajzës e bashkëshortes, çfarë ndodhi me shitësin e bananeve në Korçë

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak momente më parë në qytetin e Korçës.

Dashnor Osmani një shitës bananesh është goditur me sëpatë në kokë, duke humbur jetën në vend.

Dashnor Osmani, rreth 50 vjeç mësohet se është konfliktuar shtetasin Zamir Topi, 42 vjeç, i cili është arrestuar më pas nga policia.

Mendohet se krimi makabër ka ndodhur në sy të gruas dhe vajzës së tij.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 28.01.2020, në lagjen nr. 9, në Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Z. T., 42 vjeç, banues në fshatin Pocestë, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin D. O., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Pocestë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë ku kanë kapur autorin e dyshuar, të cilin e kanë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.


Shtuar 28.01.2020 14:04